Aktualitet

PAMJE TË RËNDA- Pa shenja në asfaltin e rrugës, makina “fluturon” nga mbikalimi i Saukut, e reja ndërroi jetë në vend

Ajo është mbuluar me batanije nga forcat e ndihmës së shpejtë për të mos qenë e ekspozuar për të tjerët, por përveç viktimës ka 3 persona të tjerë që janë në gjendje të rëndë. 

9 Mars 2023, 18:45 Nga k.m.

PAMJE TË RËNDA- Pa shenja në asfaltin e rrugës, makina

TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në hyrje të Tiranës, pranë Saukut, ku duket edhe trupi i një viktime që ka fluturuar nga makina duke gjetur vdekjen në vend. Ajo është mbuluar me batanije nga forcat e ndihmës së shpejtë për të mos qenë e ekspozuar për të tjerët, por përveç viktimës ka 3 persona të tjerë që janë në gjendje të rëndë. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një makinë ka humbur kontrollin në mbikalim dhe ka ka rënë sipër një mjeti tjetër, e dëri më tani se mjeti që ka dalë nga mbikalimi ka qenë me shpejtësi, e përveçse ka rënë mbi kofanon e makinës që po kalonte poshtë tyre, janë përplasur edhe me betonin e bordurës së poshtme. Goditje që qenë fatale për ta. Hetimi i plotë i ngjarjes do të zbulojë se çfarë ka ndodhur sot. 

 

aksidenti tragjik ne tirane

Sondazh

Poll