Bota

E dinit këtë? Si u krijua slogani "Lavdi Ukrainës" dhe kush e përdori atë gjatë gjithë historisë së vendit

Slogani është përdorur për më shumë se njëqind vjet - së pari nga luftëtarët për pavarësinë e Ukrainës, pastaj nga nacionalistët dhe patriotë të Ukrainës, deri më sot. 

9 Mars 2023, 15:49 Nga k.m.
E dinit këtë? Si u krijua slogani "Lavdi Ukrainës" dhe
Slogani

KIEV- Slogani "Lavdi Ukrainës" dhe përgjigja për të - "Lavdi mbarë vendit" u përdor për herë të parë midis studentëve në Kharkiv, në perëndim të vendit, në fund të shekullit të 19-të. Shprehja filloi të përdoret në të gjithë vendin dhe mori një konotacion të veçantë politik gjatë kohës së Republikës Popullore të Ukrainës (UNR) nga 1918 deri në 1920. Ishte atëherë që Ukraina shpalli për herë të parë pavarësinë, por si shtet i pavarur zgjati për një kohë shumë të shkurtër.

Slogani është përdorur për më shumë se njëqind vjet - së pari nga luftëtarët për pavarësinë e Ukrainës, pastaj nga nacionalistët dhe patriotë të Ukrainës, deri më sot. 

Kur bolshevikët pushtuan pjesën më të madhe të Ukrainës dhe e aneksuan atë në Bashkimin Sovjetik, ai slogan filloi të përdorej nga grupet nacionaliste dhe rebele, qendra e veprimtarisë së të cilave ishte në perëndim të vendit. Ajo pjesë perëndimore e Ukrainës së sotme ishte ende pjesë e Polonisë.

Slogani u ringjall gjatë "revolucionit të granitit" studentor të vitit 1990, kur të rinjtë ukrainas organizuan një protestë paqësore në qendër të Kievit, duke kërkuar ndryshime përpara rënies së Bashkimit Sovjetik. Pas rënies së BRSS, kjo përshëndetje u përdor kryesisht nga nacionalistët ukrainas. Gjatë protestave të Maidanit 2013/2014, hera e parë që nga shembja e Bashkimit Sovjetik (BRSS), slogani nuk lidhej më më partive kryesisht nacionaliste por u bë një nga sloganet kryesore të të gjithë demonstruesve.

Slogani u bë simbol i rezistencës pak më vonë, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe pas fillimit të konfliktit në zonën e Donbasit. Në vitin 2018, slogani "Lavdi Ukrainës!" dhe përgjigja "Lavdi heronjve!" është miratuar zyrtarisht si përshëndetje zyrtare për forcat e armatosura dhe policinë e vendit.

Kjo zëvendësoi urimin e vjetër të mbetur nga koha sovjetike: "Përshëndetje, shokë!" dhe përgjigjen "Përshëndetje!"

Tani slogani është bërë një atribut i jetës politike dhe publike në Ukrainë - mund të dëgjohet nga zyrtarë, politikanë, biznesmenë, aktivistë, mësues, njerëz "të zakonshëm" në rrjetet sociale dhe në jetën e përditshme. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, slogani "Lavdi Ukrainës!" është përdorur gjithashtu nga politikanët perëndimorë për të treguar mbështetje për Kievin.

Ky slogan është përdorur nga ish-kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe presidenti polak Andrzej Duda.

Ishin pikërisht këto fjalë që presidenti amerikan Joseph Biden shkroi në librin e të ftuarve gjatë vizitës së tij historike në Kiev në përvjetorin e pushtimit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll