Bota

I kishte fshehur në papafingo/ Policia greke bastis shtëpinë e shqiptarit, gjenden pako me kokainë dhe kanabis

Për shitjen e drogës 37-vjeçari zhvillonte takime afatshkurtra me kientët e tij në Greqi.

9 Mars 2023, 12:07 Nga a.l
I kishte fshehur në papafingo/ Policia greke bastis shtëpinë e
Sekuestrohen drogë në Greqi

GREQI- Kontrolle blic janë zhvilluar në disa zona në Greqi. Mediat greke raportojnë se në shtëpinë e një shqiptari 37-vjeçar janë gjetur disa pako me kokainë dhe kanabis gati për shitje. Ai u kap në zonën e Nicës, aty ku kishte edhe banesën e tij ku kishte fshehur edhe kokainën dhe kanabisin. Droga ishte fshehur prapa një muri të përshtatur përbri papafingos. Për shitjen e drogës 37-vjeçari zhvillonte takime afatshkurtra me kientët e tij në Greqi.

Për arsye hetimore emri i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë ende publik, ndërsa pritet të përballet me akuzën për veprën penale 'prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike'. 

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll