Takimi në Bruksel dhe dakordësia e Kosovës dhe Serbisë për planin e BE-së, Hill flet nga Novi Pazari: Ende askush s’ka pranuar asgjë
Christopher Hill KOSOVË- Ambasadori i SHBA’së në Breograd, Christopher Hill, ka folur sërish për takimin e Brukse...
Guvernatori taleban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij më 9 mars.
AFGANISTAN- Guvernatori taleban i provincës Balkh të Afganistanit u vra në një shpërthim në zyrën e tij më 9 mars, thanë zyrtarët.
“Mohammad Dawood Muzammil, guvernatori i Balkh-ut, është vrarë në një shpërthim këtë mëngjes”, tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Asif Waziri, zëdhënësi i policisë talebane nga kjo provincë.
Ai bëri të ditur se dy persona të tjerë u vranë në këtë sulm dhe dy u plagosën. Shkaku i shpërthimit nuk u bë i ditur menjëherë. Disa raporte të mediave lokale thanë se më shumë se 30 njerëz u plagosën nga shpërthimi dhe u dërguan në spital për trajtim.
Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zëdhënësi i qeverisë së udhëhequr nga talebanët, Zabihullah Mujahid, shkroi në Tëitter se Muzammil ishte "martirizuar në një shpërthim nga armiqtë e Islamit" dhe tha se janë hapur hetimet për sulmin.
Muzammil është një nga zyrtarët e rangut më të lartë taleban që është vrarë që kur ata u kthyen në pushtet, në gusht të vitit 2021. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talebanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talebanëve në luftë.
Muzammil u emërua guvernator i Balkhit vitin e kaluar pasi mbajti të njëjtin pozicion në provincën lindore Nangarhar, ku ai koordinoi një goditje ndaj militantëve të IS-K. IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul.
Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talebane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K. Qari Fateh, shefi rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talebanët. Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul./REL
Christopher Hill KOSOVË- Ambasadori i SHBA’së në Breograd, Christopher Hill, ka folur sërish për takimin e Brukse...
Nxënësit në Guangyuan KINË- Një shkollë e një qyteti të vogël në qytetin Guangyuan të provinc&e...
Tokë në Australi SHBA- Të nominuarit për Oscar do të marrin 1 metër katror tokë në Australinë e ja...
Mitch McConnell SHBA- Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell është shtruar në spital pasi u rrwzua në ...
Kemal Kiliçdaroglu dhe Rexhep Taip Erdogan TURQI- Tensione në qeverinë turke! Janë publikuar sondazhet epara të zgjedhjeve ...
Zaporzhizha UKRAINË- Rusia lëshoi një breshëri raketash që synonte infrastrukturën energjetike anembanë Ukrain&eu...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Betejë e ashpër është duke zhvilluar në Bakhmut, qytetin lindor të Ukrainës ku sot Rus...
Moti i keq në Britani BRITANI- Reshje të dendura debore kanë pushtuar disa zona të Britanisë. Mediat e huaja raportojnë se de...
Eva Kaili GREQI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me skandalin e 'Katargate' që ka tronditur Parlamentin Evropian. Mediat e huaja raportoj...
Miratohet projektligji për rritjen e moshës së daljes në Pension FRANCË- Senati i Francës votoi mëngjesin e kë...