Aktualitet

Lajmi që shkaktoi panik, Ministria e Mbrojtjes: Mos bini pre, keqdashësit do mbajnë përgjegjësi!

22 Shtator 2019, 21:17 Nga DOSJA
Lajmi që shkaktoi panik, Ministria e Mbrojtjes: Mos bini pre,

TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka reaguar menjëherë pas lajmit të shpërndarë nga disa media online se parashikohet një tërmet i fuqishëm. Në reagimin e saj, Ministria e Mbrojtjes, shprehet se lëkundjet e tokës nuk mund të parashikohen.

“Prej disa minutash qarkullon ne disa portale dhe rrjete sociale nje lajm i rreme mbi parashikimin e nje termeti me permasa, ne oren 23.30. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, te mos bien pre e njoftimeve te tilla keqedashese dhe perhapese paniku pasi nuk ka asnje parashikim te tille shkencor nga asnje institucion shkencor. Gjithcka po tentohet te behet per te perhapur panik mes qytetareve eshte kriminale. Te gjithe ata qe kane perhapur kete lajm do te mbajne pergjegjesi penale,”-thuhet në reagimin e Mbrojtjes.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e mbrojtjes termet i forte ne shqiperi ministria e mbrojtjes termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll