Bota

Zgjedhjet Presidenciale/ Dalin sondazhet e para, lideri i opozitës kryeson ndaj Erdogan

Sondazhi u krye nga ORC Research midis 4 dhe 6 mars.

9 Mars 2023, 10:39 Nga a.l
Zgjedhjet Presidenciale/ Dalin sondazhet e para, lideri i opozitës kryeson
Kemal Kiliçdaroglu dhe Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Tensione në qeverinë turke! Janë publikuar sondazhet epara të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave tregohet se lideri i opozitës turke Kemal Kiliçdaroglu kryeson ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e majit.  Më konkretisht, duke iu referuar sondazhit nga ORC Research, Kiliçdaroglu është përpara Erdoganit me gati 14%. Qytetarët janë pyetur se për cilin nga të dy kandidatët do të votonin duke zgjedhur me 43,2% Erdogan dhe 56,8% Kilicdaroglu. Sondazhi u krye nga ORC Research midis 4 dhe 6 mars. Megjithatë, një sondazh përkatës nga e njëjta kompani janarin e kaluar tregoi se kreu i opozitës së bashkuar do të kishte vështirësi të mposhtte presidentin turk në raport me kryebashkiakët e Ankarasë dhe Stambollit, respektivisht Mansour Yavas dhe Ekrem Imamoglu.

Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, do të kandidojë për president të Turqisë kundër Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të majit. Aleanca e opozitës turke ka emëruar presidentin e Partisë Popullore Republikane (CHP) Kemal Kilicdaroglu, si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. 

zgjedhjet ne turqi

Sondazh

Poll