Bota

Shefi i NATO-s: Aleatët i kanë dërguar Ukrainës 150 miliardë euro ndihmë që nga fillimi i luftës

Kreu i NATO-s deklaroi gjithashtu se qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut, potencialisht mund të rrethohet në ditët në vijim duke theksuar se humbja e qytetit nuk do të ishte një moment kritik në luftë.

8 Mars 2023, 20:31 Nga a.l
Shefi i NATO-s: Aleatët i kanë dërguar Ukrainës 150
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Pwrgjithshwm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se vendet anëtare të NATO-s i kanë dhuruar Ukrainës 150 miliardë euro ndihmë që nga fillimi i luftës. Sipas Stoltenberg, kjo shumë përfshin 65 miliardë euro që i janë dhënë Kievit në ndihmë ushtarake. Përpara takimit të tij më 8 mars me Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian, Stoltenberg theksoi nevojën që aleanca të rrisë prodhimin e municioneve. Siç raportojnë mediat e huaja, ai gjithashtu shtoi se aleatët planifikojnë të bien dakord për standardet e reja të rezervave të municioneve gjatë takimit për të qenë në gjendje të rimbushin rezervat e tyre si dhe të mbështesin Ukrainën.

Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata… me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh sinjalet afatgjata të kërkesës, dhe disa aleatë të NATO-s gjithashtu kanë hyrë në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme municionesh, por edhe depo për municione”, thuhet në deklaratën e Stoltenberg. 

Kreu i NATO-s deklaroi gjithashtu se qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut, potencialisht mund të rrethohet në ditët në vijim duke theksuar se humbja e qytetit nuk do të ishte një moment kritik në luftë.

jen stoltenberg

Sondazh

Poll