Art&Argëtim

Justin Bieber i bashkohet dramës Selena-Hailey, për kë i dha sinjalet? (FOTO)

Ndërsa Justin nuk e shpjegoi domethënien e dhuratës, fansat nxituan të supozonin se ishte një thumbim ndaj ish-it të tij dhe e quajtën këtë veprim shumë të ulët nga ana e këngëtarit. 

6 Mars 2023, 22:14 Nga a.l
Justin Bieber i bashkohet dramës Selena-Hailey, për kë i dha
Justin Bieber, Hailey Bieber dhe Selena Gomez

SHBA- Teksa erjeti zjen nga 'drama' e dyshes Selena-Hailey, ylli i popit Justin Bieber ka bërë reagimin e parë lidhur me prplasjen mes bashkëshortes së tij dhe ish-të dashurës. Ajo që jemi kureshtarë të dimë në këtë histori e cila duket se nuk ka fund është pikërisht qëndrimi i këngëtarit të njohur i cili ka patur një histori të bujshme të dashurisë me këngëtaren Selena Gomez, ndërsa tashmë ai ka kurorëzuar dashurinë me Haily Baldwin. 

Gjatë fundjavës organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 29-të, ku kishte ftuar vetëm njerëzit më të afërt dhe familjarët e tij. Të ftuarve iu dorëzua një suvenir argjendi që mbante fjalët: “Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendoja se doja”.

Ndërsa Justin nuk e shpjegoi domethënien e dhuratës, fansat nxituan të supozonin se ishte një thumbim ndaj ish-it të tij dhe e quajtën këtë veprim shumë të ulët nga ana e këngëtarit. 

Justin Bieber i bashkohet dramës Selena-Hailey, për kë i dha
Simboli

Drama mes dy vajzave ka nisur prej javësh në internet, me fansat që mendojnë se dyshja po thumbojnë dhe po ironizojnë njëra-tjetrën. Menjëherë pasi Justin u akuzua se kishte “bërë lëvizjen e tij”, Selena u shfaq për të shpjeguar dramën në TikTok për t’u bërë thirrje njerëzve që të ishin të sjellshëm’dhe këmbënguli se ajo do të mirën për të gjithë, shkruajnë mediat e huaja. 

Drama filloi pasi u rishfaqën pamjet e Hailey duke u tallur me Taylor Swift gjatë kohës që ajo drejtonte shfaqjen “Drop The Mic”.  Selena komentoi në video: “Më vjen keq, mikesha ime më e mirë është dhe vazhdon të jetë një nga më të mirët në lojë”.

Më pas, përdoruesit e internetit filluan ta quanin Hailey-n si një vajzë të keqe pasi ajo kishte ndarë më parë një video të saj në TikTok me Kendall Jenner dhe Justine Skye duke sinkronizuar një audio duke thënë: “Nuk po them se e meriton, por unë unë them se koha e Zotit është gjithmonë e drejtë.”

Komentuesit e TikTok lidhën klipin, tashmë të fshirë, me urrejtjen që Selena kishte marrë kohët e fundit. Shoqja e ngushtë e Hailey-t, Kylie Jenner, është gjithashtu objekt i dramës kohët e fundit pasi ajo ndau një postim në Instagram duke tallur Selenën. Selena kishte shpërndarë një video në rrjetet sociale duke zbuluar se i kishte ngritur “shumë” vetullat e saj dhe vetëm disa orë më vonë, Hailey dhe Kylie ndanë një pamje nga ekrani që tregonte vetullat e tyre në një video. Kylie dhe Selena lanë komente duke mbyllur thashethemet dhe duke këmbëngulur se nuk ka asnjë dramë. Megjithatë fansat nuk ishin të bindur dhe në këtë kohë  elena i mori fronin Kylie-t si femra më e ndjekur në Instagram.

selena gomez hailey bieber justin bieber kylie jenner

Sondazh

Poll