Art&Argëtim

Kur mania e selfive të çon në humbjen e jetës!

22 Shtator 2019, 17:02 Nga DOSJA

Rusi – 26 vjeçarja Evgenia Shulyatyeva ka humbur jetën në mënyrë tragjike  në tualetin e shtëpisë së saj.

Vajza punonte si ekonomiste në një ndërmarrje private, dhe ishte një punonjëse mjaft e aftë.

Por mesa duket pasioni dhe fiksimi i saj, ishin fotografitë, fatkeqsisht ato i morën edhe jetën.

26-vjeçarja ishte në tualet duke bërë një set me selfie, dhe telefoni i saj celular ishte duke u karikuar në të njëjtën kohë, kur papritur i rrëshqet nga duart dhe i bie në lavamanin me ujë duke bërë kështu që vajza të kalonte një elektroshok dhe të vdiste në vend.

Trupi i saj i pajetë është gjetur pak minuta pas ngjarjes nga mamaja e saj. Ky nuk është rasti i vetëm, e as rasti i fundit kur dikush humb jetën në të tilla rrethana.

Burimi The Sun 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 36-vjeçarja rusi vdes nga nje selfie 36-vjeçarja rusi vdes nga nje selfie

Sondazh

Poll