Art&Argëtim

“Kam blerë rroba tek gabi si të gjithë shqiptarët”, Estela Ujka nuk ka turp ta pranojë këtë të vërtetë

22 Shtator 2019, 16:26 Nga DOSJA
“Kam blerë rroba tek gabi si të gjithë

TIRANË- Estela  Ujka është një prej blogereve shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale për stilin që ajo ka, por dhe sugjerimet apo këshillat që jep për vajzat e reja.

Ajo është e tre fëmijëve dhe sërish  ka gjetur  kohën të kujdeset për trupin e saj, paraqitjen fizike  duke mos lënë pas dore edhe pasionin e saj pas faqes së saj  në Instagram, si një blogre.

E ftuar në emisionin e Rudina  Dembacaj, “Mos i fol shoferit”, në Ora News, Estela ka zbuluar edhe disa të vërteta që nuk i dinim më parë.

Ajo  ka treguar hapur dhe pa asnjë kompleks se është veshur edhe me rroba të përdorura, ose ndryshe tek gabi.

Të gjithë ne shqiptarët kemi blerë, dhe jo në variantin dorë e dytë, por tek gabi. Dhe jemi veshur më me cilësi se sot, se atëherë gjeje firma të mira, ndërkohë që sot, të gjithë kam përshtypjen e kanë ulur cilësinë. Ne nuk kemi pasur dorë e dytë, thjesht gabi”, u shpreh Estela.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz blogerja shqiptare estela ujka kam blere rroba te gabi blogerja shqiptare estela ujka kam blere rroba te gabi

Sondazh

Poll