Art&Argëtim

Moldova, vendi ku konsumohet më shumë alkool në botë

22 Shtator 2019, 16:12 Nga DOSJA
Moldova, vendi ku konsumohet më shumë alkool në botë

Moldovë- Për të gjithë ju që nuk e dini, Moldova është vendi ku konsumohet më shumë alkol në të gjithë botën.

Gjithashtu Moldova është vëndi ku ndodhin më shumë vdekje që kanë shkaktar alkolin. Një në 4 persona humb jetën nga alkoli, ndërkohë që në botë kjo statistikë është 1 në 20.

Pohoi, një qytet i vogël i Moldovës, ka dhe problemin më të madh me alkoolin në të gjithë vendin. Çdo qytetar i Pohoit, perveç fëmijëve të vegjël, është i alkolizuar.

Në janar të 2018, kryetari i bashkisë së Pohoit organizoi një event, në të cilin çiftet që do të rrinin 6 muaj pa konsumuar alkool esëll, do të fitonin vende të reja pune.

Nga të gjithë çiftet që morën pjesë, fitues ishte vetëm njëri prej tyre, të tjerët nuk ja dolën dot të qëndronin pa konsumuar alkool për 6 muaj. Por edhe çifti që fitoi, ndenji në punën e re vetëm 1 muaj, me pas i’u rikthye zakonit të vjetër të alkoolit.

70 përqind e alkoolit që konsumohet në këtë vend, është vera e bërë vetë në shtëpi. Pothuajse i gjithë qyteti e krijon vetë verën e tij, mbase kjo është dhe arsyeja që Pohoi konsiderohet si qyteti më alkool dashës në botë.

Gjithashtu në Pohoi alkooli është baza kyçe e ekonomisë, turizmit dhe komunitetit vendas.

Burimi:Time

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim alkol moldove pohoi alkol moldove pohoi

Sondazh

Poll