Bota

Beteja për qytetin lindor të Ukrainës/ Stoltenberg: Rusia mund të marrë kontrollin e Bakhmut brenda disa ditësh

Ai shtoi se mësimi që mund të merret nga humbja e Bakhmutit do të ishte se Rusia nuk duhet të nënvlerësohet dhe se ofrimi i ndihmës së vazhdueshme mbrojtëse për Ukrainën ishte parësore. 

8 Mars 2023, 17:10 Nga a.l
Beteja për qytetin lindor të Ukrainës/ Stoltenberg: Rusia mund
Jens Stoltenberg

RUSI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk është shprehur optimist lidhur me betejën qëështë duke u zhvilluar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin lindor të Bakhmutit, duke u shprehur se për disa ditë ushtria ruse mund ta marrë në kontroll. 

"Ajo që ne shohim është se Rusia po hedh më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që i mungon Rusisë në cilësi, ata përpiqen të plotësojnë në sasi”, tha Stoltenberg. 

Ai shtoi se mësimi që mund të merret nga humbja e Bakhmutit do të ishte se Rusia nuk duhet të nënvlerësohet dhe se ofrimi i ndihmës së vazhdueshme mbrojtëse për Ukrainën ishte parësore. Më 6 mars, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin vuri në dukje gjithashtu se rënia e Bakhmut nuk do të ishte një pengesë për ushtrinë ukrainase, duke shtuar se qyteti ishte më shumë një vlerë simbolike sesa strategjike, shkruajnë mediat e huaja. 

Beteja për Bakhmut, një qytet në Donetsk Oblast është ndezur gjatë shtatë muajve të fundit. Ushtria ruse po përpiqet të rrisë kontrollin e saj mbi të gjithë rajonin, rreth gjysmën e të cilit ajo aktualisht zë.  Pavarësisht luftimeve të ashpra, Ukraina ka zgjedhur të mos tërheqë ushtarët nga qyteti. 

jens stoltenberg

Sondazh

Poll