Bota

Alarm për sulm terrorist në metronë e Brukselit

Policia kreu një spastrim në metro gjatë natës, por nuk gjeti asgjë të dyshimtë.

8 Mars 2023, 14:59 Nga a.l
Alarm për sulm terrorist në metronë e Brukselit
policia

BELGJIKË- Policia federale belge njoftoi se ka marrë një email kërcënues për një sulm terrorist që synonte sistemin e metrosë nëntokësore të Brukselit.

Për momentin, ne mbetemi shumë vigjilentë, siç është e nevojshme”, tha një zëdhënës i policisë federale belge, përgjegjës për sigurinë në stacionet e metrosë.

Policia kreu një spastrim në metro gjatë natës, por nuk gjeti asgjë të dyshimtë. Sipas një zëdhënësi të prokurorit civil të Brukselit, i cili ka marrë përsipër hetimin, rreziku i një sulmi të vërtetë konsiderohet i pamundurm, shkruajnë mediat e huaja. 

Një zëdhënës i Qendrës Kombëtare Belge të Krizave, i ngarkuar me organizimin e reagimit të sigurisë në rast të një sulmi terrorist tha se kërcënimi ishte duke u vlerësuar, por konfirmoi se nuk kishte rrezik për një sulm të vërtetë.  Kërcënimi u mor nga ambasada amerikane në Bruksel, e cila lëshoi ​​​​një paralajmërim për qytetarët amerikanë, duke propozuar që ata të kenë kujdes kur udhëtojnë brenda dhe përreth Brukselit.

sulm terrorist ne bruksel

Sondazh

Poll