Bota

BE heq sanksionet ndaj nënës së liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

Nëna e Yevgeny Prigozhin, pronarit të kompanisë ushtarake ruse Wagner Group, u përjashtua të mërkurën nga lista e sanksioneve të Bashkimit Evropian nga Gjykata e Përgjithshme e bllokut.

8 Mars 2023, 15:13 Nga a.l
BE heq sanksionet ndaj nënës së liderit të grupit Wagner,
Yevgeny Prigozhin

RUSI-  Nëna e Yevgeny Prigozhin, pronarit të kompanisë ushtarake ruse Wagner Group, u përjashtua të mërkurën nga lista e sanksioneve të Bashkimit Evropian nga Gjykata e Përgjithshme e bllokut.

Pavarësisht se ky i fundit (Yevgeny Prigozhin) është përgjegjës për veprime që kanë cenuar integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, lidhja e zonjës Prigozhina me djalin e saj, e cila u krijua në kohën e miratimit të masave kufizuese, bazohet vetëm në marrëdhënien e tyre dhe për rrjedhojë nuk mjafton për të justifikuar përfshirjen e saj në masat kufizuese”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Përgjithshme.

Violetta Prigozhina, 83 vjeç, iu shtua listës së sanksioneve të bllokut pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022, me shtetet anëtare të BE-së që argumentuan se ajo është pronare e disa ndërmarrjeve me lidhje me djalin e saj, si 'Concord Management and Consulting. SH.PK', shkruajnë mediat e huaja. Organizata paraushtarake Wagner, e themeluar nga Prigozhin, ka lidhje të ngushta me Kremlinin dhe kryesisht vepron jashtë ligjit me akuza për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut të raportuara në teatro të ndryshëm ku ka qenë i përfshirë, duke përfshirë Sirinë, Libinë dhe Ukrainën ku ka mbështetur separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

violetta prigozhina

Sondazh

Poll