Aktualitet

"Pse Erisoni nuk jeton më?"/ Zamira Durda: Fatmir Mediu të akuzohet për vrasje

Pas përfundimit, ajo u shpreh se akuza ndaj Mediut për shpërdorim detyre nuk është e mjaftueshme.

8 Mars 2023, 14:07 Nga A.B
"Pse Erisoni nuk jeton më?"/ Zamira Durda: Fatmir Mediu të
Zamira Durda

TIRANË- Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit është shtyrë për në datën 23 mars. Zamira Durda, e cila humbi të birin 7-vjeçar në tragjedinë e vitit 2008 mori pjesë në seancën e sotme. Pas përfundimit, ajo u shpreh se akuza ndaj Mediut për shpërdorim detyre nuk është e mjaftueshme.

“Thjesht kërkoj drejtësi, të vendoset drejtësia dhe të më japë një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton? Kaq kam kërkuar. Për mua nuk është akuzë e mjaftueshme, e kam thënë edhe herë të tjera, shpërdorim detyre, me pasojë vrasjen e një apo më shumë personave, këtu duhet të vazhdojë. Gjithsesi, do ta pranoj. Kam 15 vjet, thjesht dua një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton më?”, theksoi ajo.

zamira durda fatmir mediu

Sondazh

Poll