Aktualitet

Me 1440 bimë kanabisi në furgon, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Spanjë 

Mësohet se shqiptari i arrestuar është 42-vjeçar pa një adresë fiske në Spanjë. 

8 Mars 2023, 13:59 Nga I.A
Me 1440 bimë kanabisi në furgon, arrestohet 42-vjeçari
Kanabisi

SPANJË- Një shqiptar është arrestuar në Spanjë 1440 bimë kanabisi në fazën e rritjes. Mësohet se shqiptari i arrestuar është 42-vjeçar pa një adresë fiske në Spanjë. 

Pikërisht gjatë një prej kontrolleve të policisë që agjentët kryejnë çdo ditë në hyrje të lagjeve të ndryshme të bashkisë, në këtë rast në lagjen Francaset, kanë ndaluar një furgon të dyshimtë. Individi u identifikua dhe gjatë kontrollit në automjet u konstatua se mbante një ngarkesë me 15 kuti me gjithsej 1440 bimë kanabis.

Me kryerjen e procedurave të para policore, i arrestuari, si dhe bimët e përfshira, u transferuan në ambientet e Mossos d'Esquadra del Vendrell, për fillimin e hetimeve dhe paraqitjen e të arrestuarit para organit gjyqësor.

arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll