Aktualitet

Kthjellime të shumta dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA LIVE)

Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin ku në zonat veri – verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

8 Mars 2023, 07:11 Nga A.B
Kthjellime të shumta dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit
Moti

TIRANË- Moti i kthjellët do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rritje të temperaturave të ajrit. Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin ku në zonat veri – verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

moti

Sondazh

Poll