Aktualitet

Ishte 5.8 apo 7.5 ballë? Inxhinieri sqaron si maten tërmetet: Ja ku ndryshon magnituda nga intensiteti

22 Shtator 2019, 11:53 Nga DOSJA
Ishte 5.8 apo 7.5 ballë? Inxhinieri sqaron si maten tërmetet: Ja ku

TIRANË- Inxhinieri dhe ish-politikani i njohur Bashkim Kopliku ka reaguar pas tërmeteve të fuqishme që tronditën Shqipërinë. 

Me anë të një reagimi në Facebook, kopliku tregon me detaje se si maten tërmetet, ndërsa sqaron edhe ndryshimin mes magnitudës dhe ballës. Sipas tij, magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, ndërsa balla është forca e lëkundjes.

REAGIMI I PLOTË

Tërmeti sot e dje! Ishte 5, 8, apo ishte 6 e 7… Miqtë po më pyesin, si ish-inxhinier… Po e sjell edhe këtu në fb, përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt: Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti. Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Mw). Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ball, apo gradë, apo pikë.

Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sismografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 W (vat) , apo më mirë, 1450 lumen. Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33W/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.

Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg. Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg.

Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me i intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih. Shoh që se në shtyp shpesh po ngatërrohen këto terma, prandaj ky sqarim…

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim kopliku earthquake albania inxhinieri kopliku termet i forte ne shqiperi bashkim kopliku earthquake albania inxhinieri kopliku termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2019, 22:19

FUSHE-KRUJE– Sot iu bë atentat tek dera e shtëpisë në fshatin Nikël në Fushë-Krujë, por Mareglen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë  e Shtetit. Bur...