7 Mars 2023, 23:20
Nga F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se fakti që DEA do të vijë zyrtarisht në Shqipëri, tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mungesë besimi tek autoritetet. E ftuar në "A Show", Lala tha se trafiku i drogës kryhet me mbështetjen e shtetit dhe trafikantët nuk janë të vetmit në këtë histori. Për këtë arsye, sipas Lalës, DEA kërkon të ketë burime të pavarura, siç janë dhe denoncimet e qytetarëve.
"Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të kokainës, kaloi pa vëmendje. DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare. Ka kuptuar trafiku nuk po bëhet më vetëm nga trafikantët, por kanë mbështetjen e strukturave të shtetit. Ata duan të kuptojnë realisht se çfarë ndodh brenda burimeve të pavarura. Që do të thotë, nëse dikush vret një person, bën një masakër si e para disa ditëvbe, policia vendos një shumë të konsiderueshme parash, për këto që jep informacion. DEA nuk tha jap para, por duke premtuar anonimitet, duke garantuar që lufta ndaj trafikut të drogës do të jetë një luftë e pakompromis. Në një farë mënyre, ata vendosën për herë të parë të kenë një lidhje direkte për publikun sepse më në fund e kanë kuptuar atë që kemi denoncuar prej kohësh, që trafiku i drogës nuk është vetëm histori trafikantësh, por histori përfshirjesh shtetërore dhe shumë aspekte të kësaj historie po fshihen, operacionet po dekonspirohen. Kemi rastin e Arbër Çekajt, prokuroria mori kritika të forta pse e ndërpreu operacionin. Prokurorët thanë se ra mbrëmja dhe droga mund të zhdukej. Në fakt nuk ishte justifikim. Ai operacion u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut. Arbër Çekaj nuk ishte i vetmi, kishte të tjerë të përfshirë. Kjo ndodhi edhe në Xibrakë, njerëz të rëndësishëm të përfshirë aty dhe autoritetet e dekonspiruan. Dhe amerikanët e kanë kuptuar më në fund që duhet të kenë zëra të pavarur dhe burime të pavarura për të shkuar te e vërteta,"- u shpreh Lala.
dea ne shqiperi klodiana lala
Aktualitet
7 Mars 2023, 23:17
F.M
Neli Demi
TIRANË- Mjeku psikiatër Neli Demi ka deklaruar se Dan Hutra nuk ka tiparet e një vrasësi serial, por kualifikohet si nj...
Aktualitet
7 Mars 2023, 23:14
F.M
Gazetari Julian Kasapi
TIRANË- Gazetari Julian Kasapi ka deklaruar se vetëm 1 muaj e gjysmë para se Dan Hutra të përfundonte d&eu...
Aktualitet
7 Mars 2023, 23:09
F.M
Eugen Beçi
TIRANË- Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka deklaruar se me hapjen e zyrës së DEA-s n&eum...
Aktualitet
7 Mars 2023, 23:08
TIRANË- Behije Sulejmani tregon se është e martuar me një shtetas egjiptian, i cili ka kërkuar shtetësinë shqiptare. Por n&eu...
Aktualitet
7 Mars 2023, 23:07
Stop
TIRANË- Një qytetar është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan se është mashtruar nga një grua që ...
Aktualitet
7 Mars 2023, 22:54
F.M
Ervis Martinaj
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbulur së fundmi një mesazh që hedh dritë në një nga pistat mbi mister...
Aktualitet
7 Mars 2023, 22:48
Artan Shkreli
TIRANË- Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli komentoi ligjin për shembjen e ndërtesave që kanë...
Aktualitet
7 Mars 2023, 22:46
F.M
Artan Shkreli
TIRANË- Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli është s...
Aktualitet
7 Mars 2023, 22:22
F.M
Artan Shkreli
TIRANË- Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka dhënë...
Aktualitet
7 Mars 2023, 22:13
F.M
Kristiana Çela
TIRANË- Kristiana Çela, 27 vjeçe është shqiptarja e listuar si një nga 30 sipërmarrësit m...