7 Mars 2023, 22:22
Nga F.M
Artan Shkreli
TIRANË- Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka dhënë detaje mbi projektin e qeverisë së Shqipërisë për të shembur godinat mbi 50-vjeçare. I ftuar në "Now" në Euronews, Shkreli foli për kostot e rindërtimit të pallateve që pritet të shemben. Ai tha se ndërtimi do të bëhet nga privati, pasi shteti nuk ndërton asgjë, por kostot nuk do të mbulohen totalisht nga shtetit. Ai tha se shumë qytetarë që i kanë banesat në gjendje shumë të amortizuar, gati në shembje, do të paguajnë gjysmën e kostos. Këta qytetarë, sipas Shkrelit do të ndihmohen me dhënien e një kredie.
"Nuk di të them saktësisht se çfarë do të ndodhë. Shteti nuk bën pallet, natyrisht që rivati do të bëjë., sigurisht që do të ketë dhe mundësi që tu jepet qytetarëve muandësia që të marrin një kredi sepse mund të ndahen koston 50% me 50% me shtetin. Se si do të përzgjidhet private nuk di të them. Ky draft ka shumë gjëra që duhen përpunuar. Shumë detaje nuk janë specifikuar. Pse atij që po i shembet shtëpia mbi kokëkë kush duhet t'ia bëjë. As s'e ka siguruar, as asgjë ai,"- tha Shkreli.
Sipas një projektvendimi të Qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik. Kjo do konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.
Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.
artan shkreli auditimi i pallateve te vjetra
Aktualitet
7 Mars 2023, 22:13
F.M
Kristiana Çela
TIRANË- Kristiana Çela, 27 vjeçe është shqiptarja e listuar si një nga 30 sipërmarrësit m...
Aktualitet
7 Mars 2023, 21:46
F.M
Artan Shkreli
TIRANË- Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka dhënë...
Aktualitet
7 Mars 2023, 21:25
Pustec
TIRANË- Kryetari dhe dy nënkryetarët e Bashkisë së Pustecit kanë punësuar fisin, duke “detyruar” qyte...
Aktualitet
7 Mars 2023, 19:39
F.M
Dan Hutra
TIRANË- Vëllai i Dan Hutrës, njeriu që kreu masakrën e Paskuqanit duke vrarë tre gra dhe duke plagosur tre të ...
Aktualitet
7 Mars 2023, 19:22
F.M
Nxënësja
TIRANË- Ndryshe nga çdo ditë, nxënësit sot janë paraqitur në klasa me duart e mbushura plot me dhur...
Aktualitet
7 Mars 2023, 19:13
F.M
Aksident
VLORË- Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në autostra...
Aktualitet
7 Mars 2023, 18:50
F.M
Kallashnikovi
DIBËR- Një 15-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht nënën e tij me kallashnikov duke e plagosur. Ngjarja e rë...
Aktualitet
7 Mars 2023, 18:19
I.A
Policia
KURBIN- Plagosja në patok ka ndodhur për motive të dobta. Këtë e ka bërë me dije policia me anë të...
Aktualitet
7 Mars 2023, 18:08
I.A
Policia
KURBIN- Identiteti i 49-vjeçarit që është plagosur në Luginën e Patokut në Kurbin është zbuluar. M&e...
Aktualitet
7 Mars 2023, 17:54
F.M
Patok
KURBIN- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagunën e Patokut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. E...