Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me motorin, plagoset 44-vjeçari

I plagosuri është dërguar në spital.

7 Mars 2023, 19:13 Nga F.M
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përplaset me
Aksident

VLORË- Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një automjet tip "Renault" me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues E. P., 44 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip "Renault" me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2023, 17:54 F.M

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Patok KURBIN- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagunën e Patokut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. E...

Aktualitet 7 Mars 2023, 16:58 Dosja.al

Pranverë në Credins!

Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë por jo vetëm…! Është muaji i riminishencës, i disa misioneve të më...