Aktualitet

Plagosja në Kurbin/ Policia: 49-vjeçari është plagosur me çifte, po punohet për kapjen e autorit

Pulaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Selmani është shpallur në kërkim. 

7 Mars 2023, 18:19 Nga I.A
Plagosja në Kurbin/ Policia: 49-vjeçari është
Policia

KURBIN- Plagosja në patok ka ndodhur për motive të dobta. Këtë e ka bërë me dije policia me anë të një njoftimi për mediat, ku thuhet se Besnik Selmani ka qëlluar Besnik Pulajn me çifte. Pulaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Selmani është shpallur në kërkim. 

Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

besnik pulaj besnik selmani plagosje ne patok

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2023, 17:54 F.M

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Patok KURBIN- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagunën e Patokut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. E...

Aktualitet 7 Mars 2023, 16:58 Dosja.al

Pranverë në Credins!

Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë por jo vetëm…! Është muaji i riminishencës, i disa misioneve të më...