Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Dibër, 15-vjeçari plagos aksidentalisht nënën e tij me kallashnikov

46-vjeçarja që ka mbetur e plagosur është dërguar në spital, ndërsa 15-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje. 

7 Mars 2023, 18:50 Nga F.M
Ngjarje e rëndë në Dibër, 15-vjeçari plagos
Kallashnikovi

DIBËR- Një 15-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht nënën e tij me kallashnikov duke e plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Selishtë, rreth orës 17:00. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, gjatë kohës që i mitur kishte në dorë kallashnikovin. 46-vjeçarja që ka mbetur e plagosur është dërguar në spital, ndërsa 15-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje. 

Njoftimi i policisë Dibër

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia shoqëron në Komisariat të miturin, autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne diber

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Mars 2023, 17:54 F.M

Plagosje me armë zjarri në Kurbin

Patok KURBIN- Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur në lagunën e Patokut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite. E...

Aktualitet 7 Mars 2023, 16:58 Dosja.al

Pranverë në Credins!

Mars, muaji i pranverës, luleve dhe begatisë por jo vetëm…! Është muaji i riminishencës, i disa misioneve të më...