Aktualitet

7 Marsi në Korçë/ Hapet ekspozita për dy shkollat e para në gjuhën shqipe, rishfaqen letrat e mësueseve të para (VIDEO)

Përveç ekspozitorve me objekte personale që ju përkasin themeluesve, mësuesve dhe nxënësve të periudhës pjesë e ekspozitës kanë qenë edhe fotografi dhe materiale.

7 Mars 2023, 16:22 Nga F.M
7 Marsi në Korçë/ Hapet ekspozita për dy shkollat e para
Ekspozita

KORÇË- Në 136 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Muzeu i Arsimit ka sjellë ekspozitën “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës”. Top Channel raporton se rreth 50 objekte dhe dokumente janë ekspozuar për publikun duke nxjerrë në dritë gjurmët e personaliteteve të shquara të dy shkollave të para kombëtare që u hapën në Korçë, në fundin e shekullit të XIX.

Përveç ekspozitorve me objekte personale që ju përkasin themeluesve, mësuesve dhe nxënësve të periudhës pjesë e ekspozitës kanë qenë edhe fotografi dhe materiale të publikuara në video që tregojnë rrugëtimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe dhe Mësonjëtores së Vashave.

“Janë kryesisht personalitetet e dy shkollave që u hapën në Korçë, ne do të prezantojmë objektetet personale të përdorura prej tyre, letra dhe materialet që janë ruajtur prej kohësh,”- u tha në ekspozitë.

 

7 marsi

Sondazh

Poll