Aktualitet

Akuzohet për trafik droge, Gjykata greke dënon me burg këngëtarin shqiptar, rrëfimi në Gjykatë: E bleva me shumicë, kishte çmim të mirë

 Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të pandehurin tjetër grek u përfshinë në një rast trafiku droge.

7 Mars 2023, 14:26 Nga a.l
Akuzohet për trafik droge, Gjykata greke dënon me burg
Arian Begaj

GREQI- Këngëtari shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg pa të drejtë apelimi nga gjykata e Apelit në Greqi, pasi akuzohet për trafik droge. Mediat greke raportojnë se ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale. 

Gjatë seanca të gjykimit Begaj pretendoi se është përdorues kokaine dhe kanabisi dhe se sasinë prej 50 gramësh që i është sekuestruar në shtëpinë e partneres së tij, e kishte blerë nga një rom, në shumën prej 2300 eurosh.

“Këto para vijnë nga puna ime. Mora një sasi të madhe sepse e gjeta me një çmim të mirë. Zakonisht blej 5-10 gram në të njëjtën kohë. Unë konsumoj më pak se një gram në ditë për shkak të punës sime. Unë jam këngëtar dhe ndërtues”, shtoi Arian Begaj. 

Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të pandehurin tjetër grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg. Konkretisht, operacioni për arrestimin e dy trafikantëve të kokainës dhe kanabisit u zhvillua në mesin e muajit maj të kaluar, në dy shtëpi në zonën e Luçës. Në banesën e bashkëpunëtorit të tij grek iu gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë dhe në shtëpinë e këngëtarit shqiptar 50 gramë kokainë.

arian begaj

Sondazh

Poll