Aktualitet

ME FOTO-Efektivët e policisë surprizojnë mësuesit me buqeta me lule

Por nuk kanë qenë vetëm nxënësit ata të cilët kanë surprizuar mësuesit e tyre, efektivë të Policisë së Shtetit kanë zgjedhur të ndajnë në shkolla buqete me lule për arsimtarët që edukojnë brezin e ri.

7 Mars 2023, 16:16 Nga k.m.
ME FOTO-Efektivët e policisë surprizojnë mësuesit me buqeta
Pamje nga shpërndarja e luleve

Kjo e mërkurë shënon dhe ditën kur 33 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë festojnë festën e 7 Marsit. Me lule, kartolina dhe dhurata në duar, nxënësit kanë nderuar mësuesit e tyre në shenjë falenderimi.

Por nuk kanë qenë vetëm nxënësit ata të cilët kanë surprizuar mësuesit e tyre, efektivë të Policisë së Shtetit kanë zgjedhur të ndajnë në shkolla buqete me lule për arsimtarët që edukojnë brezin e ri.

“Punonjësit e Policisë ndeshen çdo ditë me mësuesit e tyre, në rrugët e qarqeve ku kryejnë shërbimin. Të përzgjedhur për të mbajtur uniformën e Policisë së Shtetit, ata nuk janë më nxënës të vegjël, por garantë të denjë të ligjit dhe shtetit, të cilët gjatë patrullimit mëngjeseve të shkollës, gjejnë gjithmonë rastin të thonë “Punë të mbarë mësuese!”

Policia e Shtetit uron të gjithë mësuesit, gëzuar 7 marsin. Gjithnjë të gatshëm për bashkëpunëtorët tanë kryesor, për edukimin e një shoqërie larg fenomeneve kriminale dhe që shkolla të mbetet tempulli i dijes, ku sundojnë libri, rregulli dhe normat më të mira qytetare,”- thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll