Art&Argëtim

Autori i baladave, Ed Sheeran është martuar, por ceremonia ishte e veçantë

28 Shkurt 2019, 10:51 Nga DOSJA
Autori i baladave, Ed Sheeran është martuar, por ceremonia ishte e

Ylli i hitit “Shape of You” ka lidhur kurorë me shoqen e tij të fëmijërisë pak kohë më parë, në një ceremoni ku, sipas The Sun, ishin të pranishëm vetëm 40 miq të ngushtë e familjarë të çiftit.

Sipas burimit: “Ceremonia ishte shumë e qetë, ishin vetëm shokët e vjetër të artistit, një numër i kufizuar familjarësh dhe prifti. Ishin vetëm 40 veta, pra jo Taylor Swift, drejtues kompanish muzikore, apo ndonjë anëtar i familjes mbretërore. Ai nuk donte diçka të bujshme, dëshironte që ceremonia të ishte diçka tërësisht për ta, thjesht një martesë e vogël dimërore”.

Burimi shton se artisti britanik dhe partnerja e tij po planifikojnë të organizojnë edhe një ceremoni të madhe festive për miqtë e tyre VIP, të cilëve nuk i treguar as për ceremoninë sekrete.

Ed Sheeran bëri publik lajmin e fejesës me 26-vjeçaren në Janar të 2018-ës me një dedikim e postim të sinqertë në Instagram duke njoftuar se llidhja e dyshes ishte bërë edhe më serioze.

Burimi: The Sun

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ed sheeran martohet kengetari romancieri i baladave me te bukura ed sheeran martohet kengetari romancieri i baladave me te bukura

Sondazh

Poll