Art&Argëtim

VIDEO- Rihanna: Djali im ka zbuluar se vëllai i tij do të shkojë në Oscar pa të

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet të dielën, më 12 mars.

6 Mars 2023, 13:55 Nga A.B
VIDEO- Rihanna: Djali im ka zbuluar se vëllai i tij do të shkojë
Rihanna

SHBA- Me rikthimin e saj në këngë pas vitesh, Rihanna duket se gradualisht po i rikthehet edhe rrjeteve sociale. Ylli i popit ka postuar gjithnjë e më shpesh në Instagram, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka ndarë një foto të rrallë me djalin e saj.

Në foton e parë të postimit shihet djali i artistes, i cili po qan. Me humor ajo ka shkruar në mbishkrim: “Djali im kur mësoi se vëllai i tij shkon në Oscar pa të”, duke bërë shaka për fëmijën e dytë që do të sjellë në jetë pas disa muajsh.

Në të njëjtin publikim, ajo ka postuar edhe një video, ku sërish luan djali i saj, duke parë në laptop shpalljen e nominimeve për çmimet Oscar të këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Ylli i Rihanna-s është nominuar për një Oscar për këngën më të mirë origjinale për këngën "Lift Me Up", të cilën e dëgjuam në "Black Panther: Wakanda Forever". Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet të dielën, më 12 mars.

rihanna

Sondazh

Poll