Art&Argëtim

I fundit nga anëtarët themelues, humb jetën kitaristi i grupit Lynyrd Skynyrd

Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së Rossington-it, por dihet se në të kaluarën kitaristi ishte përballur me probleme të ndryshme shëndetësore.

6 Mars 2023, 08:21 Nga I.A
I fundit nga anëtarët themelues, humb jetën kitaristi i grupit
Gary Rossington

SHBA- Kitaristi i Lynyrd Skynyrd, Gary Rossington, ka vdekur në moshën 71-vjeçare, sipas një postimi në llogarinë e Facebook. Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së Rossington-it, por dihet se në të kaluarën kitaristi ishte përballur me probleme të ndryshme shëndetësore.

Në vitin 2021, ai iu nënshtrua një operacioni në zemër gjatë turneut të grupit. Ai ishte i fundit nga anëtarët themelues të grupit. Në njoftimin për shtyp të Lynyrd Skynyrd thuhet:

“Me pikëllim të thellë duhet t'ju informojmë se sot humbëm vëllanë, mikun, anëtarin e familjes, kompozitorin dhe kitaristin Gary Rossington. Gary tani është me vëllezërit e tij Skynyrd dhe familjen në parajsë duke luajtur bukur si gjithmonë. Ju lutemi mbani Dale, Mary, Annie dhe gjithë familjen Rossington në lutjet tuaja dhe respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë," shkruhej nw njoftim.

gary rossington lynyrd skynyrd

Sondazh

Poll