Aktualitet

FOTO-VIDEO/ Dy makina përplasen kokë më kokë tek ‘5 Maji’ dhe bëhen copash, 5 të plagosur

Të pestë janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

6 Mars 2023, 21:22 Nga F.M
FOTO-VIDEO/ Dy makina përplasen kokë më kokë tek ‘5
Aksidenti tek 5 Maji

TIRANË- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur te kryqëzimi i rrugës "5 Maji". Dy automjetet ", janë përplasur automjetet me drejtues K. R., dhe E. P., janë përplasur kokë më kokë dhe për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Është plagosur personi me inicialet K. R. që drejtonte një nga mjetet, pasagjerja që ndodhej në një makinë me të dhe tre pasagjerët që ndodheshin në makinën që drejtohej nga personi me inicialet E.P.. Të pestë janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 06.03.2023, te kryqëzimi i rrugës "5 Maji", janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit K. R., dhe E. P.. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi K. R., dhe pasagjeria që ndodhej me të, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin E. P., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll