Aktualitet

Aksidenti tragjik në Itali, adoleshentja italiane ‘ankohej’ për shqiptaren: Sa e frikshme, nuk udhëtoj më me ty

E mitura postonte video nga udhëtimet e shumta me makinë, të cilën e drejtonte shqiptarja, por gjithashtu e paralajmëronte këtë të fundit për shpejtësinë e lartë me të cilën ecte.

6 Mars 2023, 18:57 Nga F.M
Aksidenti tragjik në Itali, adoleshentja italiane ‘ankohej’
Aksidenti, Barbara Brotto dhe Eralda Spahillari

ITALI- Mediat italiane kanë publikuar video nga profili i 17-vjeçares Barbara Brotto, e cila ndërroi jetë në një aksident me shqiptaren Eralda Spahillari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Mediat italiane shkruajnë se mitura postonte video nga udhëtimet e shumta me makinë, të cilën e drejtonte shqiptarja, por gjithashtu e paralajmëronte këtë të fundit për shpejtësinë e lartë me të cilën ecte.

 “Nëna ime, sa e frikshme”, “Nuk do të hipi më kurrë me ty”, “Nuk ka nevojë të fluturosh, e di”, janë vetëm disa prej fjalive të shkruara prej saj.

Dhe në fakt, shpejtësia u mori jetën, por në aksidentin tragjik nuk po e drejtonte mjetin shqiptarja Spahillari. Ishte i fejuari i kësaj të fundit në timon, ndërsa dy vajzat ishin pasagjere. Të dyja ndërruan jetë, ndërsa i riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

eralda spahillari barbara brotto

Sondazh

Poll