Aktualitet

EMRI/ U kap me 100 mijë paund drogë në makinë, dënohet me 16 muaj burg shqiptari në Angli

Mediat shtojnë se Kovaçi fillimisht dha një emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna të rreme. Por, pas kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve, tregoi emrin e tij të vërtetë.

6 Mars 2023, 17:50 Nga F.M
EMRI/ U kap me 100 mijë paund drogë në makinë, dënohet
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Mirjam Kovaçi, 22 vjeç nga Shqipëria është dënuar me 16 muaj burg pasi është kapur me 10 kilogramë drogë. Mediat vendase shkruajnë se Kovaci është kapur më datë 2 shkurt me 100 mijë paund drogë.

Ai ndodhej në një Volvo S60, kur u ndalua nga dy oficerë policie pranë Southëaite Services, midis Penrith dhe Carlisle.

Mediat shtojnë se Kovaçi fillimisht dha një emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna të rreme. Por, pas kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve, tregoi emrin e tij të vërtetë.

Gjatë kontrollit, policia gjeti 10 pako me kanabis me peshë 10.83 kg. Nëse ajo drogë do të dilte në treg, vlera e saj mund të arrinte deri në 100,000 £. Në gjykatë, ai u mbrojt duke thënë se nuk kishte dijeni për drogën.

“Ishte e pakuptueshme, që i pandehuri nuk kishte dijeni për ngarkesën,”- tha prokurori.

Edmund Potts, avokati mbrojtës tha se Kovaci ishte realist për dënimin që mund të merrte.

“Ai është një djalë i ri. Atij i ishte dërguar një adresë mesazhi për t'i marrë këtë pako dhe thjesht ka bërë siç është udhëzuar,”- tha Potts, i cili zbuloi se i pandehuri pritej të paguhej 150 £ për udhëtimin.

"Ai është në thelb vetëm një shofer transporti,"- shtoi ai.

Pas përfundimit të dënimit, shqiptari do të dëbohet nga Britania e Madhe.

mirjam kovaci shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll