Aktualitet

Aksident në Borizanë, 37-vjeçari përplas të moshuarin me makinë

Drejtuesi i mjetit, A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë.

6 Mars 2023, 18:32 Nga F.M
Aksident në Borizanë, 37-vjeçari përplas të moshuarin
Foto Ilustruese

KRUJË- 70-vjeçari me inicialet A. X., është plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë në Krujë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se i moshuari është përplasur nga një 37-vjeçar që po udhëtonte me makinë në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit, A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë.

Njoftimi i policisë Krujë: Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

policia e krujes aksident ne kruje

Sondazh

Poll