Aktualitet

Aksident në Korçë, 60-vjeçari përplaset nga makina teksa kalonte rrugën, dërgohet në spital

60-vjeçari i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

6 Mars 2023, 16:21 Nga F.M
Aksident në Korçë, 60-vjeçari përplaset nga makina
Foto Ilustruese

KORÇË- Një 60-vjeçar me inicialet N. C., ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën "Muzakajt". Mësohet se automjeti tip "Benz", me drejtues A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili po kalonte rrugën. 60-vjeçari i plagosur është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë Korçë:

Më datë 06.03.2023, rreth orës 15:40, në rrugën "Muzakajt", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar këmbësorin N. C., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

policia e korces

Sondazh

Poll