Bota

Vajzat afgane vazhdojnë të 'kufizohen', talebanët rihapin auditorët e universiteteve vetëm për studentët meshkuj

Qeveria talebane vendosi të ndalojë arsimin duke akuzuar studentet femra se kanë shkelut një kod të rreptë të veshjes dhe një kërkesë për t’u shoqëruar nga një i afërm mashkull në dhe nga kampusi.

6 Mars 2023, 18:08 Nga a.l
Vajzat afgane vazhdojnë të 'kufizohen', talebanët
Studentët në Afganistan

AFGANISTAN-  Studentët meshkuj janë kthyer në auditorë, pasi universitetet u rihapën në Afganistan pas një pushimi dimëror, por gratë mbeten të ndaluara nga talebanët në pushtet. Mediat e huaja raportojnë se, ndalimi i universitetit është një nga disa kufizime të vendosura për gratë që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021 dhe ka shkaktuar zemërim global.

Është zemërthyese të shohësh djem që shkojnë në universitet ndërsa ne duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ky është diskriminim gjinor ndaj vajzave sepse Islami na lejon të ndjekim arsimin e lartë. Askush nuk duhet të na ndalojë të mësojmë”, tha Rahela, 22 vjeç, nga provinca qendrore e Ghor.

Qeveria talebane vendosi të ndalojë arsimin duke akuzuar studentet femra se kanë shkelut një kod të rreptë të veshjes dhe një kërkesë për t’u shoqëruar nga një i afërm mashkull në dhe nga kampusi. Ndërsa një tjetër student tha se është e dhimbshme të shohësh se si mijëra vajza janë të privuara nga arsimi sot.

talebanet

Sondazh

Poll