Bota

FBI: Katër amerikanë janë rrëmbyer në veri-lindje të Meksikës

Amerikanët po lëviznin me një furgon me targa të Karolinës së Veriut, sipas FBI-së, e cila nuk identifikoi shtetasit amerikanë. 

6 Mars 2023, 17:25 Nga a.l
FBI: Katër amerikanë janë rrëmbyer në veri-lindje
FBI-ja amerikane

SHBA- Katër amerikanë janë rrëmbyer në veri-lindje të Meksikës. Lajmin e ka bërë të ditur 'Byroja Federale e Hetimit (FBI)' në një deklaratë të hënën. Mediat e huaja raportojnë se, qytetarët amerikanë po kalonin kufirin për në Matamoros në shtetin Tamaulipas me një furgon të bardhë më 3 mars, kur persona të armatosur të paidentifikuar qëlluan mbi ta.

Të katër amerikanët u vendosën në një automjet dhe u morën nga vendi i ngjarjes nga njerëz të armatosur”, tha FBI.

Agjencitë e zbatimit të ligjit amerikan dhe meksikan po hetojnë incidentin. Tamaulipas është një nga gjashtë shtetet në Meksikë që Departamenti Amerikan i Shtetit i këshillon udhëtarët që të mos i vizitojnë për shkak të 'rrëmbimit'. 

FBI po kërkon ndihmë nga publiku dhe ofron një shpërblim prej 50,000 dollarësh për informacionin që çon në kthimin e personave dhe arrestimin e të përfshirëve. Amerikanët po lëviznin me një furgon me targa të Karolinës së Veriut, sipas FBI-së, e cila nuk identifikoi shtetasit amerikanë. 

fbi

Sondazh

Poll