Aktualitet

Humb jetën i moshuari në Gjirokastër, dyshohet se është asfiksuar nga rrjedhja e bombolës së gazit

Mësohet se i moshuari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

6 Mars 2023, 15:31 Nga I.A
Humb jetën i moshuari në Gjirokastër, dyshohet
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohet se i moshuari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

policia e gjrokastres

Sondazh

Poll