Bota

Moti i keq 'PUSHTON' SHBA; të paktën 13 të vdekur, disa të rinj bllokohen në mal. Mesazh: Na ndihmoni!

Qindra mijëra familje pa energji elektrike. Gjendje e jashtëzakonshme në 13 qarqe të Kalifornisë.

6 Mars 2023, 17:08 Nga k.m.
Moti i keq 'PUSHTON' SHBA; të paktën 13 të vdekur, disa
Pamje nga ajri

SHBA- Miliona qytetarë në SHBA mbeten nën paralajmërimet e motit pasi erërat e forta, bora, tornadot dhe stuhitë vazhdojnë të kërcënojnë shtetet në Amerikë. Deri më kanë humbur jetën të paktën 13 persona që nga java e kaluar është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 13 qarqe në Kaliforni.

7 tornado janë raportuar në Teksas, Luiziana dhe Arkansas që nga e enjtja, ndërsa Oklahoma dhe Ohio ishin nën paralajmërimet për përmbytje të premten. Në Kaliforninë Jugore, dy adoleshentë që po ecnin në malet e San Bernardino u mbërthyen në dëborë. Ai shtoi se ata ishin të përgatitur mirë për shëtitje, por jo për sasinë masive të borës.

Për të shpëtuar, ata shkruan në dëborë: Na ndihmoni!

Ndërkohë qindra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike në Kentaki, Tenesi dhe Miçigan të shtunën në mëngjes nga stuhia e fuqishme, e po ashtu ndërprerja e energjisë preku gjithashtu shtete si: Alabama, Virxhinia Perëndimore, Indiana, Ohio, Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Nju Jorku, ndërsa stuhia u zhvendos në lindje.

shba stuhite ne shba

Sondazh

Poll