Bota

Ishte nën efektin e drogës, i panjohuri në Pejë sulmon fizikisht dy gra

Policia thotë se njëra prej tyre ka marrë lëndime fizike dhe po mbahet në trajtim mjekësor. 

6 Mars 2023, 17:14 Nga a.l
Ishte nën efektin e drogës, i panjohuri në Pejë sulmon
Dhunë në familje

KOSOVË- Një person është arrestuar në Pejë, pasi ka sulmuar fizikisht dy gra. Policia thotë se njëra prej tyre ka marrë lëndime fizike dhe po mbahet në trajtim mjekësor. 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", është bërë e ditur në raportin policor.

Njoftohet gjithashtu se agresori ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

arrestime ne peje

Sondazh

Poll