Bota

DEA amerikane me "fokus" në Tiranë, thirrje qytetarëve: Denonconi për rastet e drogës dhe të pastrimit të parave

Për të gjithë "informatorët", sigurohet që të gjitha të dhënat të mbahen të fshehta.

6 Mars 2023, 12:58 Nga k.m.
DEA amerikane me "fokus" në Tiranë, thirrje qytetarëve:
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë thirrje në rrjetet sociale për të gjithë qytetarët shqiptarë që të bashkëpunojnë me Agjencinë Kundër Narkotikëve, DEA, nëse kanë informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga. Madje dhe kanë vendosur një numër në dispozicion. Për të gjithë "informatorët", sigurohet që të gjitha të dhënat të mbahen të fshehta.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët,"-bëhet me dije në njoftimin zyrtar.

POSTIMI I PLOTË:

dea dea ne shqiperi

Sondazh

Poll