Bota

Khamenei: Helmimi i nxënëseve në Iran është një krim i pafalshëm

Disa politikanë thonë se nxënëset mund të kenë qenë në shënjestër të grupeve fetare që kundërshtojnë arsimimin e vajzave.

6 Mars 2023, 12:37 Nga I.A
Khamenei: Helmimi i nxënëseve në Iran është një
Ayatollah Ali Khamenei

IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit tha sot se helmimi i nxënëseve iraniane në muajt e fundit ishte një krim i pafalshëm, pasi helmimet e dyshuara u përhapën në të gjithë vendin dhe qindra vajza u shtruan në spital.

“Autoritetet duhet të merren seriozisht me çështjen e helmimit të nxënëseve. Është një krim i pafalshëm... autorët e këtij krimi duhet të ndëshkohen ashpër”, citohet të ketë thënë Ayatollah Ali Khamenei.

Më shumë se 1,000 studente iraniane në shkolla të ndryshme janë helmuar lehtë që nga nëntori. Disa politikanë thonë se nxënëset mund të kenë qenë në shënjestër të grupeve fetare që kundërshtojnë arsimimin e vajzave.

Sulmet, të cilat filluan në nëntor në qytetin e shenjtë mysliman shiit, Qom në Iranin qendror, janë përhapur në të paktën 25 nga 31 provincat e Iranit, duke bërë që disa prindër të tërheqin fëmijët e tyre nga shkolla dhe të organizojnë protesta kundër autoriteteve.

ayatollah ali khamenei

Sondazh

Poll