Bota

Von der Leyen bisedon me Mitsotakis: Mbështetje nga BE për modernizimin e trenave

Von der Leyen njoftoi se ekspertët e Organizatës Hekurudhore të BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës.

6 Mars 2023, 12:22 Nga I.A
Von der Leyen bisedon me Mitsotakis: Mbështetje nga BE për
Kyriakos Mitsotakis dhe Ursula von der Leyen

GREQI- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas bisedës së saj të hënën në mëngjes me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis deklaroi mbështetje për Greqinë nga Bashkimi Evropian për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e transportit hekurudhor. Von der Leyen njoftoi se ekspertët e Organizatës Hekurudhore të BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës.

“Këtë mëngjes kam diskutuar me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e mëtejshme teknike që BE mund t'i ofrojë Greqisë për të modernizuar hekurudhat e saj dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre. Ekspertët nga Agjencia Hekurudhore e BE-së do të udhëtojnë në Athinë brenda javës. Siguria hekurudhore është parësore”, shkroi Leyen në Twitter.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që iu ka marrë jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

ursula von der leyen kyriakos mitsotakis tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll