Aktualitet

3 vite më parë zbuloi se ishte e sëmurë me tumor, Rezarta: Pata një luftë të fortë...

Rezarta tregon se nuk ka qenë mirë me shëndet sepse 3 vjet më parë është diagnostikuar me tumor dhe ka qenë një betejë e gjatë dhe e fortë për ta mposhtur.

5 Mars 2023, 20:02 Nga DOSJA
3 vite më parë zbuloi se ishte e sëmurë me tumor, Rezarta:
Mimoza

TIRANË- Rezarta është thirrur nga Mimoza në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për të  marrë një surprizë nga shoqet e saj. Përpara se ajo të përjetojë këtë ndjesi të bukur, fillimisht ndan historinë e saj personale me ndjekësit e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Rezarta tregon se nuk ka qenë mirë me shëndet sepse 3 vjet më parë është diagnostikuar me tumor dhe ka qenë një betejë e gjatë dhe e fortë për ta mposhtur.

Rezarta: Unë kam lindur me  një problem që quhet luksacion në këmbë, por para 3 vjetësh shëndeti im u rëndua.

Rezarta: Sepse unë fatkeqësisht mora vesh që kisha një tumor dhe m’u desh të bëja kimioterapi,  ndërhyrje, rreze, pra  ishin shumë gjëra që më duheshin t’i bëja.

Rezarta: Pata një luftë të fortë dhe kush mund ta dëgjojë mund ta kuptojë që lufta me tumorin është shumë e fortë. Sot jam mirë se jam pranë fëmijëve të mi, kjo është e rëndësishme për mua. Jam pranë bashkëshortit tim të dashur që më ka ndihmuar shumë,më ka qëndruar pranë shumë,  por gjithashtu dhe shoqëria ime më ka qëndruar shumë pranë dhe unë i falenderoj nga zemra dhe jam mirë përderisa arrijt’i shikoj fëmijët e mi çdo ditë, që shkojnë në shkollë, kthehen nga shkolla dhe më takojnë përsëri dhe kjo për mua është gjë shumë e mirë.

Marrë nga tvklan.al

ka nje mesazh per ty

Sondazh

Poll