Sport

Mbappe kurorëzohet “Mbret” i Parisit, shënuesi më i mirë në historinë e PSG-së…

Në 247 ndeshje të zhvilluara, ai arriti në 201 gola me fanelën e parizienëve dhe, duke ia kaluar Edinson Cavanit, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së

5 Mars 2023, 00:29 Nga DOSJA

Mbappe kurorëzohet “Mbret” i Parisit, shënuesi më i

FRANCE - Me golin e tij, në fitoren 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Nantes, Kylian Mbappe hyri në histori, pasi arriti në kuotën 201 golave dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e parizienëve!

Legjendar Kylian Mbappe! Fëmija më ‘i zgjuar’ i futbollit francez vazhdon të bëjë planetin të fërkojë sytë. Duke qenë vetëm 24 vjeç, ai tani mban në duar një rekord të madh. 

Mbappe kurorëzohet “Mbret” i Parisit, shënuesi më i

Me golin e tij të fundit, përveç që nënshkroi fitoren e Paris Saint-Germain me 4-2 ndaj Nantes, por ai shkroi edhe emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit.

Dhe kjo sepse në 247 ndeshje të zhvilluara, ai arriti në 201 gola me fanelën e parizienëve dhe, duke ia kaluar Edinson Cavanit, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e tyre dhe... mori rekordin e tij!

Mbappe kurorëzohet “Mbret” i Parisit, shënuesi më i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll