Bota

VIDEO/ Do kalonte 18 emigrantë në Kosovë, shpallet në kërkim 20-vjeçari në Kukës

Mësohet se i riu në momentin që ka rënë në syrin e policisë ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur.

4 Mars 2023, 14:31 Nga I.A
VIDEO/ Do kalonte 18 emigrantë në Kosovë, shpallet në
Policia

KUKËS- Një 20-vjeçar, me emrin Flori Lisaj është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi do kalonte 18 emigrantë në Kosovë dhe më pas drejt vendeve të BE. Mësohet se i riu në momentin që ka rënë në syrin e policisë ka braktisur mjetin dhe është larguar në drejtim të paditur. Lisaj akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës/Goditet një rast tjetër i transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Transportonte kundrejt pagesës, 18 emigrantë, shpallet në kërkim, në kuadër të operacionit "Kalimashi", 20-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin kryhej transportimi. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shërbimet policore të Njësisë për Sigurinë e autostradës “Milot-Morinë”, në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip fugon, të marrë me qira nga shtetasi F. L., me qëllim kryerjen e kontrollit. Shtetasi F. L. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 18 emigrantë nga Siria, të cilët shtetasi F. L. po i transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Morinës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit "Kalimashi", specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shpallën në kërkim për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasin F. L., 20 vjeç, banues në Shkodër. Vijon puna intensive për kapjen e 20-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

flori lisaj

Sondazh

Poll