Bota

Rusia lajmëroi se kishte marrë nën kontroll rajonin e Bakhmutit, reagon Kievi: Nuk është e vërtetë! Beteja po vazhdon

Marrja e qytetit do të ishte një sukses i rrallë në fushëbetejë muajt e fundit për Rusinë.

4 Mars 2023, 14:12 Nga a.l
Rusia lajmëroi se kishte marrë nën kontroll rajonin e Bakhmutit,
Bakhmut

UKRAINË- Nënkreyatri i bashkisë së rajonit të Bakhmutit në Ukrainë ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë e cila më herët tha se e ka marrë nën kontroll rajonin juglindor. Mediat e huaja raportojnë, se Oleksandr Marchenko ka deklaruar se 4,000 civilët e mbetur po jetojnë në strehimore pa akses në gaz, energji elektrike ose ujë. Ai gjithashtu theksoi se asnjë ndërtesë e vetme nuk kishte mbetur e paprekur dhe se qyteti është pothuajse i shkatërruar.

Ka përleshje pranë qytetit dhe ka edhe përleshje në rrugë”, tha zoti Marchenko.

Marrja e qytetit do të ishte një sukses i rrallë në fushëbetejë muajt e fundit për Rusinë. Por pavarësisht kësaj, vlera strategjike e qytetit është vënë në pikëpyetje. Disa ekspertë thonë se çdo fitore ruse mund të jetë pirrik - domethënë, nuk ia vlen kostoja.
Mijëra trupa ruse kanë vdekur në përpjekje për të marrë Bakhmutin, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 75,000 banorësh. Komandantët ukrainas vlerësojnë se Rusia ka humbur shtatë herë më shumë ushtarë se ata. Tani, pas bombardimeve të ashpra, forcat ruse dhe trupat nga ushtria private Wagner duket se kanë rrethuar pjesën më të madhe të Bakhmutit.

lufta ne ukraine oleksandr marchenko

Sondazh

Poll