Politike

Tërmeti dhe dëmet materiale, Kryeministri Edi Rama mbledh qeverinë në mesnatë

21 Shtator 2019, 18:17 Nga DOSJA
Tërmeti dhe dëmet materiale, Kryeministri Edi Rama mbledh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë sapo të mbërrijë sot në Tiranë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kryeministri do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me të gjithë ministrat e kabinetit rreth orës 00:00, kur pritet të mbërrijë në kryeqytet.

Shefi i qeverisë anuloi vizitën që kishte programuar në SHBA, ku do të merrte pjesë në një forum të OKB, Organizata e Kombeve të Bashkuara, pas njoftimit se Shqipëria u godit nga një tërmet 7.5 ballë, më i forti i 30 viteve të fundit.

Ai u nis nga Frankfurti drejt Tiranës, dhe pritet të mbërrijë për të parë situatën në vend.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhje e jashtezakonshme qeverie termet i forte ne shqiperi edi rama mbledhje e jashtezakonshme qeverie termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll