Bota

Protestat e dhunshme në Kolumbi, lirohen 70 oficerët e policisë që ishin marrë peng

Duke njoftuar lirimin e pengjeve, të cilët u filmuan të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz në dysheme, Petro u bëri thirrje hetuesve të gjenin përgjegjësit për dy vdekjet.

4 Mars 2023, 14:03 Nga a.l
Protestat e dhunshme në Kolumbi, lirohen 70 oficerët e policisë
policët në Kolumbi

KOLUMBI- Një grup policësh të cilët u morën peng gjatë protestave në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë janë liruar. Lajmi u bë i ditur nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, shkruan BBC. Dhuna shpërtheu të enjten pasi banorët bllokuan kompleksin e një kompanie kërkimi nafte. Ata kërkonin ndihmën e saj për të ndërtuar rrugë në zonë.

Udhëheqësi kolumbian, Petro kishte bërë thirrje që 79 oficerët dhe nëntë punonjësit e Emerald Energy të liroheshin. Një oficer policie dhe një civil u vranë gjatë trazirave. Duke njoftuar lirimin e pengjeve, të cilët u filmuan të ulur në një dhomë të mbushur me njerëz në dysheme, Petro u bëri thirrje hetuesve të gjenin përgjegjësit për dy vdekjet. Ministri i Brendshëm, Alfonso Prada tha më herët të premten se ata u vranë me armë zjarri.

Shumë nga protestuesit janë banorë ruralë dhe indigjenë që duan 'Emerald Energy' të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan.

proteste ne filipine

Sondazh

Poll