Politike

Vula e PD i ngeli Bashës e Alibeajt, Berisha planifikon lëvizjen e radhës, mbledhje me dyer të mbyllura në selinë e PD

Sali Berisha është rikthyer në zyrën e tij, ku edhe po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura me disa deputetë dhe me kreun e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

3 Mars 2023, 20:49 Nga k.m.
Vula e PD i ngeli Bashës e Alibeajt, Berisha planifikon lëvizjen e
Foto ilustruese

TIRANË- Pas deklaratës urgjente për shtyp pas marrjes së vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, duket se kryedemokrati Sali Berisha nuk e ka mbyllur me kaq reagimin e tij. Pas deklaratës që mbajti menjëherë pas vendimit të Apelit për vulën e PD, Sali Berisha është rikthyer në zyrën e tij, ku edhe po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura me disa deputetë dhe me kreun e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka.

Me shumë gjasa do të vendoset lidhur me aksionin opozitar që do të ndërmarrë opozita, i cili u lajmërua sot edhe nga Berisha, por pa shumë detaje. Sot, Gjykata e Apelit ka vendosur rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Vendimi i Apelit është marrë unanimisht nga të tre gjyqarët, duke e kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

sali berisha

Sondazh

Poll