Bota

Vritet shkencëtari që projektoi vaksinën ruse të koronavirusit, kapet 'autori' (FOTOT)

Autoritetet ruse kanë arrestuar një burrë që dyshohet se hyri në shtëpinë e shkencëtarit për të vjedhur para.

3 Mars 2023, 23:00 Nga k.m.
Vritet shkencëtari që projektoi vaksinën ruse të
Andrei Botykov

RUSI- Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytjeje nga një rrip. Trupi u gjet dje të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës. Lajmin e dha i pari Daily Mail.

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë. Për punën e tij, ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.

Një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky (foto më poshtë), tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun pasi hyri në shtëpinë e tij dhe filluan të ziheshin për para. Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg.

Vritet shkencëtari që projektoi vaksinën ruse të
Alexei Zmanovsky

 

Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet mike dhe aleate, përfshirë Turqinë.

andrei botykov rusi

Sondazh

Poll